Policia godet firmat piramidale online/ 6 të arrestuar në qarkun e Fierit, 2 të tjerë në kërkim! Zbulohet baza e tyre (Emrat)

Është finalizuar mbrëmë, 13 shtator, një operacion masiv në Fier, Divjakë dhe Lushnje lidhur me firmat piramidale online.
Drejtori i policisë së qarkut Fier bëri me dije se në kuadër të këtij operacioni janë kryer 83 kontrolle banesash e subjektesh.
“Nisur nga shqetësimet e qytetarëve për mashtrimet online me premtimin për investime, nisi puna për hetimet dhe goditjen e këtyre skemave piramidale.”
Mësohet se në pranga kanë rënë gjashtë persona, ndërsa janë shpallur në kërkim dy të tjerë.
TË ARRESTUARIT:
Arbër Çela 38 vjeç nga Lushnja
Emanuel Taullau nga Lushjna
Flavio Mukaj 23 vjeç nga Lushnja
Marius Kodra 28 vjeç nga Tirana
Brunilda Todi 38 vjeçe nga Divjaka
Brunilda Ndini 38 vjeçe nga Divjaka
NË KËRKIM:
E.Sh. 35 vjeç
A.Sh. 35 vjeç
Kujtojmë se i pari që ngriti alarmin e firmave piramidale online ka qenë deputeti socialist Erjon Braçe, i cili vazhdimisht ka denoncuar këtë aktivitetet kriminal duke kërkuar që policia të marrë masa.
Konferenca për mediat
Konferencë e përbashkët për shtyp mes Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Fierit për goditjen e skemave piramidale online.
Përshëndetje, jemi sot këtu përpara jush, bashkë me Drejtoreshën e Drejtorisë për Hetimin e Krimit Kibernetik në Deparatamentin e Policsië Kriminale Drejtuese e Parë Ervina Gjana dhe Prokuroren pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, Jonida Allushi, për të bërë me dije rezultet e operacionit policor të koduar “XUEX”, për goditjen e veprimtarisë kriminale online të skemave piramidale, operacion i cili u fillua dhe u finalizua në qarkun Fier.
Ky operacion u zhvillua në shkallë të gjerë, me kontrolle personash dhe banesash në disa qytete dhe u finalizua me arrestimin e 6 shtetasve dhe shpalljen në kërkim të 2 të tjerëve. Fillimisht po ja kaloj fjalën Drejtoreshë Ervinës dhe më pas do bëj me dije rezultatet e finalizmit të operacionit.
Nga ana e strukturave të specializuara të Polcisië së Shtetit, nisur nga shqetësimet e ngritura nga qytetarët për mashtrime online me pretendimin e investimeve duke përfituar, por në të vërtetë ishin skema piramidale duke mashtuar qytetarët dhe përfituar paratë e tyre të investuara në këto skema piramidale, menjëherë filloi puna për investigimin, sigurimin e informacionit dhe goditjen e tyre, krahas kësaj nga Policia e Shtetit u njoftuan qytetarët që të mos kryenin asnjë veprim në të tilla skema pridamidale.
Në vijim të punës voluminoze, hetimore dhe profesionale, nga strukturat e Policisë së Shtetit u bë finalizimi i operacionit policor të koduar “XUEX”,, operacion i cili u zhvillua nga Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier.
Ky operacion është rezultat i një hetimi disa mujor i mbështetur mbi informacione të verifikuara dhe punë të specializuar hetimore, që synonte goditjen e një skeme të dyshuar mashtruese piramidale, e cila funksiononte online përmes formave moderne të mashtrimit financiar dhe përdorimit të kriptomonedhave. Operacioni u shtri në qytetet Fier, Tiranë, Dibër, Berat dhe Gramsh dhe u ushtruan gjithsej 83 kontrolle persoansh dhe banesash




