Aktualitet

Mediat greke shkruajnë për ndarjen nga jeta të Bashkim Finos: Ndërron jetë ish-kryeministri shqiptar

Greqi- Mediat greke kanë shkruar për ndarjen nga jeta e deputetit socialist Bashkim Fino.

Dha frymën e fundit pas ndërlikimeve të koronavirusit në moshën 59-vjeçare deputeti i Partisë Socialiste dhe ish-Kryeministri i përkohshëm i Shqipërisë, Bashkim Fino. Bashkimo Fino ka drejtuar qeverinë pas kryengritjes së armatosur të vitit 1997 dhe rënies së Sali Berishës”, shkruan “Protothema” .

“Sipas mediave shqiptare, ai e humbi betejën me koronavirusin në orët e para të së hënës pas disa ditësh shtrim në spital në Tiranë. Sipas informacionit të parë, ai pësoi një sulm në zemër. Bashkim Fino në vitin 1992 u zgjodh kryetar i Bashkisë së Gjirokastrës, një pozicion që e mbajti deri në vitin 1996. Fino mbajti postin e Kryeministrit zyrtar nga marsi deri në korrik 1997”, shtkruhet ndër të tjera në artikullin e gazteës greke.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button