Aktualitet
Qeveria kufizon kompetencat e Ballukut: Lejet e ndërtimit rreth aeroporteve, vetëm për ato që pengojnë fluturimet (VENDIMI)

Një vendim i Qeverisë i kufizon të drejtën Belinda Ballukut për të dhënë leje ndërtimet në hapësira të gjera rreth aeroporteve të vendit. Në mbledhjen e fundit qeveria ka zhbërë vendimin e saj të datës 18 dhjetor.
Në VKM-në e miratuar me 19 shkurt 2025, Qeveria kufizon ndjeshëm territorin ku Autoriteti i Aviacionit Civil, nën varësinë e Ballukut, ka kompetencë për të dhënë miratim për lejet e ndërtimit, ndërkohë që më parë ishte me një rreze prej 15 kilometrash rreth 3 aeroporteve të vendit, ku mes të tjerash përfshinte thuajse gjithë Tiranën.










