Aktualitet

Presidenti i Shqipërisë Begaj viziton Gllogjanin, merr titullin “Qytetar Nderi” i Deçanit

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj po qëndron në një vizitë në Kosovë. Gjatë ditës ai ka qëndruar në Gllogjan, ndërsa komuna e Deçanit ka ndarë për presidentin Begaj titullin “Qytetar Nderi” i Deçanit.

Kryetari i AKK-së Ramush Haradinaj ka shkruar se bashkë me presidentin Begaj, kanë nderuar të rënët për liri.“Sot na nderoi me vizitë në familje në Gllogjan dhe në komunë në Deçan, Presidenti i Shqipërisë, Shkelqësia e tij, Gjeneral Bajram Begaj me Zonjën e Parë, Armanda Begaj. Komuna e Deçanit nderoi Presidentin Begaj duke i dedikuar titullin “Qytetar nderi i Deçanit”. Gjaku s’bëhet ujë, së bashku me Presidentin e Shqipërisë nderuam të rënët për liri në kompleksin memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. Lavdi të rënëve për liri”, shkruan Haradinaj në Facebook.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button