Aktualitet

Takimet për zgjedhjet lokale, ja kë do të presë sot Presidenti Begaj

Vendosja e datës së zgjedhjeve vendore 2023 është në fokus të politikës. Një ditë më parë në presidencë u zhvilluan takime intensive, ku kreu i shtetit, Bajram Begaj priti përfaqësues të partive politike për të diskutuar për datën e zgjedhjeve.

Alternativa më e mbështetur është data 14 maj 2023. Takimet do të vijojnë edhe këtë të mërkurë, ku në zyrën e Begajt do të shkojnë kreu i grupit socialist Taulant Balla dhe Shpëtim Idrizin i PDIU-së.

Të martën presidenti takoi Ilir Metën, Oerd Bylykbashin, Vangjel Dulen, Dashamir Shehin, Fatmir Mediun dhe Agron Dukën.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button