Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Me dorën mbi Kushtetutë, Xhaçka dhe Peleshi betohen si ministra

Menjëherë sapo u miratuan në Parlament, dy ministrat e rinj, përkatësisht Olta Xhaçka si ministre e Punëve të Jashtme dhe Niko Peleshi si ministër i Mbrojtjes kanë bërë betimin tek Presidenti i Republikës.Pas këtij akti, ata nisin nesër zyrtarisht detyrat në ministritë përkatëse. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, Ministrja Xhaçka dhe Ministri Peleshi u betuan me dorën mbi Kushtetutë para Kreut të Shtetit: “Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave”.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button