Aktualitet

Votimi nga jashtë, Gjiknuri: Vetëm me mjet identifikimi shqiptar

Sekretari për Organizimin dhe Çështjet Zgjedhore në Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, në një intervistë për mediat bëri të ditur se qeveria do të shtyjë vlefshmërinë e dokumenteve të skaduara vetëm për diasporën. Kërkesa u bë pak ditë më parë nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi.

Gjiknuri theksoi se me opozitën është rënë dakord vetëm për tre elemente në Kodin Zgjedhor, duke hedhur poshtë propozimin e PD për votimin e shtetasve shqiptarë jashtë vendit me dokumente biometrike të vendit ku jetojnë.

“Nuk do të pranojmë të votojnë njerëz me dokumente të huaja që nuk kanë asnjë mjet identifikimi shqiptar”, tha Gjiknuri.

Sipas Gjiknurit kërkesa e Partisë Demokratike është absurde.

“Lë vend për alibi kur ata të humbin zgjedhjet”, tha Gjiknuri.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button