Tërmeti me magnitudë 4.7 dy ditë më parë në Bulqizë, shkon në 100 numri i banesave të dëmtuara. Vijojnë inspektimet për objekte të tjera

Ka shkuar në 62 numri i banesave të dëmtuara nga tërmeti në Bulqizë.
Prej të premtes deri të shtunën mbrëma janë regjistruar 7 lëkundje tërmeti, teksa nga evidentimi i dëmeve janë konstatuar 62 objekte me probleme.
Ndërkohë vijon kontrolli dhe inspektimi nga autoritetet.
Tërmeti më i fortë ishte ai i mëngjesit të së premtes, me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter, nga i cili mbetën të dëmtuara disa banesa.
Prej së premtes banorët në të gjithë zonën e Dibrës, kryesisht në Bulqizë, ndihen të kërcënuar nga lëkundjet sizmike.
Njoftimi i plotë:
“Informojme per situaten pas termetit te dates 29.10.2021 qe preku qarkun Diber, nga institucioni i Prefektit ne komunikim me MC te bashkise Bulqize, bazuar ne situaten e krijuar nga raportimet nga njesite administrative te kesaj bashkie ku u raportuan deme ne disa banesa per te cilen u ngriten 3 grupe pune per kete qellim, ku nga verifikimet ne terren u konstatuan te demtuara 100 banesa, nga te cilat 60-70 banesa te dëmtuara lehte dhe 30 banesa me demtime te mesme te shoqeruara me kerkesat e qytetareve sipas Njesive Administrative te ndara si me poshte vijon;
Nj.Adm.Shupenze 25 banesa.
Nj.Adm.Zerqan 22 banesa.
Nj.Adm.Fushë-Bulqize 18 banesa.
Nj.Adm.Gjorice 11 banesa.
Nj.Adm.Ostren 9 banesa.
Nj.Ad.Trebisht 6 banesa.
Nj.Adm. Martanesh 6 banesa.
Nj.Adm.Bulqize 3 banesa.
Grupet e verifikimit te Bashkise Bulqize jane ne terren per verifikimin dhe vlersimin e demeve ne teritor.”




