Aktualitet
Koronavirusi i merr jetën mjekut të njohur në vend

Një tjetër mjek ka humbur jetën nga koronavirusi. Bëhet fjalë për doktorin Muharrem Nonaj, 77-vjeç. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të tij, miq dhe kolegë.
Doktor Muharremi, është babai i mjekut Blenard Nonaj, i cili është gjithashu kandidat i LSI për qarkun e Beratit në zgjedhjet e 25 prillit.
“Të nderuar miq dhe të afërm. Me hidhërim të thellë, ju njoftoj se babai im, dr. Muharrem Nonaj ndërroi jetë, duke mos e fituar dot betejën me Covid-19”, shkruan mjeku në postimin e tij në rrjetet sociale, ku jep lajmin e hidhur.
“Doktor Muharremi, do të mbahet mend nga të gjithë ne, për devotshmërinë dhe përkushtimin me të cilin i shërbeu banorëve të Skraparit”, shkruajnë miqtë në rrjetet sociale.




