Aktualitet
BORDI RRITI ÇMIMIN E NAFTËS, 15% MË I LARTË SE KUR BURSA ISHTE NË TË NJËJTIN NIVEL NË SHKURT

Për herë të parë pas gati dy muajsh Bordi i transparencës ka vendosur që të rrisë çmimin e karburanteve, ndonëse në bursa nafta vijon të mbetet më pak se 90 dollarë për fuçi, në nivele të ngjashme me shkurtin, përpara se të fillonte shtrenjtimi i ndjeshëm si rrjedhojë e sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.
Sipas vendimit të Bordit, një litër naftë do të tregtohet me 214 lekë, nga 206 lekë që ishte deri tani.




