Aktualitet

Rama, thirrje studentëve: Shfrytëzoni javën e vaksinimit masiv

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë mëngjes me një thirrje për studentët që të vaksinohen. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë u thotë studentëve që duhet të shfrytëzojnë javën e vaksinimit masiv mes datave 11-17 tetor.

MIRËMËNGJES 😊  dhe me inkurajimin ndaj çdo studenteje e studenti që nuk është vaksinuar ende, që të shfrytëzojë “Javën e vaksinimit masiv të studentëve” mes datave 11-17 tetor në fakultetin ku studion, si rrugën për të hyrë në auditor me të tjerët dhe njëkohësisht si një detyrim moral e përgjegjësi qytetare në mbrojtjen e shëndetit të gjithësecilit, ju uroj një ditë të mbarë🙏”, shkruan Rama.

Kujtojmë se fillimi i vitit të ri akademik u shty me një javë, për t’u dhënë kështu më shumë kohë studentëve që të vaksinohen. 

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button