Aktualitet

Rama mbledh kryesinë e PS: Basha dhe Berisha veç e veç nuk kanë legjitimitet! Situata është e rëndë

Kryeministri Rama nuk sheh asnjë nga palët e konfliktit në PD të denjë të për bashkëpunuar. I pyetur nga mediat, Rama tha se askush prej palëve nuk ka legjitimitet veç e veç!

Të dy këta nuk ka asnjë legjitimitet veç e veç. Deputetët e PD-së kanë legjitimë sepse janë aty me votën e popullit dhe për sa kohë ne do të shohim se ka shans për bashkëpunim, ne jemi aty për ta bërë atë. Unë uroj që të jetë një proces që shkon drejt një zgjidhjeje paqësore. Uroj që dhuna që pamë dhe fortifikimet të mbeten mbrapa. Policia e Shtetit ishte në sfidën e vet më të vështirë të këtyre 30 viteve pasi kurrë nuk i është dashur të futet në oborrin e një partie për të ndarë 2 palë që kacafyten dhe që mund të shkojnë deri në gjakderdhje. Nuk ishte e nevojshme të fortifikohej PD, mund të thirrej policia dhe ta mbronte godinën”, tha Rama.

I pyetur nga gazetarët se a e shikon si avancim PD-në që përjashtoi një pjesë të saj, në krahasim me PS që s’ka asnjë zhvillim Rama tha se:

“Në të gjitha familjet asnjëherë nuk janë të zgjidhura probleme. Ajo që është pak por e sigurt është që PS është në funksion të zgjidhjes së problemeve të vendit, ndërsa PD për të zgjidhur problemet e pazgjidhshme të 2 individëve: Njëri kufomë politike pa seli dhe tjetri me seli. Shpresoj shumë që PD të dalë nga kjo situatë duke i kapërcyer të dyja kufomat. Kjo është për të qarë dhe për të qeshur. unë nuk mund të qaj gjatë gjithë kohës për situatën dramatike të PD, ndonjëherë edhe duhet të qeshim. Nuk më rezulton se ne kemi ndërtuar fortifikime për tu mbrojtur nga ndonjë deputet që kërkon ta marrë me dhunë godinën. Nuk jemi  këtu për kacafytje për interesa vetjake siç janë të dyja kufomat politike të PD-së. Është një kacafytje që paradoksalisht asnjëri të mos e lëshojë tjetrin sepse pa ra njëri bie edhe tjetri”.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button