Aktualitet

Qytetari i çon foton nga takimi i Bashës me të rinjtë, Rama: Papërgjegjshmëri! Shqipëria me këta fiton infektimin

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një mesazh të një qytetari, i cili i ka dërguar një foto nga takimi i kreut të PD-së, Lulzim Basha me të rinj në Elbasan.
Rama e cilëson papërgjegjshmëri nga ana e Bashës, takimin në fjalë për shkak të grumbullimeve që ndalohen në këtë kohë pandemie.
MESAZHI I RAMËS
Mirë ma thotë dikush që ma çon këtë foto në ëhatsap:
“Edi Rama dhe Partia Socialiste po bëjnë vaksinimin masiv, ndërsa Lulëzim Basha dhe Partia Demokratike po bëjnë infektimin masiv”
#Turp #Papërgjegjshmëri #Rrumpallë
me këta #ShqipëriaFitonInfektimin✌️

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button