Aktualitet

Mot i pazakontë! “Pranverë në janar”, deri kur do të zgjasin temperaturat e larta?

Moti në Shqipëri do të karakterizohet nga temperatura të larta për pothuajse të gjithë javën e këtij fillim viti të ri 2023.

Ditën e nesërme temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 17°C. Këto temperatura do të na shoqërojnë deri në fundjavë.

Era do të fryjë lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Lindor duke krijuar në det dallgëzim të ulët.

Ndërkohë parashikohet që moti të ndryshojë të premten pasdite dhe të shtunë e të dielë. Në fundjave priten reshje shiu në pjesën më të madhe të Shqipërisë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button