Aktualitet

Procesi zgjedhor në Korçë monitorohet nga task-forca, agjentë të BKH-së po ndjekin nga afër procedurat

Procesi zgjedhor ne qarkun e Korçës po monitorohet në vazhdimësi nga task-forca e ngritur pranë Prokurorisë së Korçës.

Nën drejtimin e prokurorit të SPAK, Vladimir Mara, prokurorët e Prokurorisë së Korçës, agjentë të BKH dhe Drejtorisë së Policisë së Qarkut, po ndjekin nga afër procesin zgjedhor.

Task- forca është në pritje dhe gatishmëri të plotë ,për të hetuar çdo denoncim që do të vijë në lidhje me procesin zgjedhor, duke garantuar ndjekje të kujdesshme dhe të paanshme të çdo denoncimi.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button