Aktualitet

Vranësira dhe lagështirë në të gjithë territorin e vendit, moti për ditën e sotme

SHQIPËRI- Orët e para të mëngjesit në vendin tonë do të jenë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta ku në zonat veriore dhe veriperëndimore vranësirat do të jenë më të pranishme.

Sipas MeteoAlb, orët vijuese do të shtojnë gradualisht vranësirat dhe lagështirën e lartë në ajër në të gjithë territorin e vendit, por më të theksuara do të mbeten në zonat Veriperëndimore.

Ndërsa gjatë natës vonë pritet që vranësirat të pësojnë zhvillim duke  sjellë reshje në zonat veriore dhe veriperëndimore.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë kostante në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 32°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3-4 ballë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button