Aktualitet

“Kam vrarë gruan”, 68-vjeçari nga Patosi alarmon sallën operative. Policia shkon dhe…

Një 68-vjeçar, nga fshati Dukas i Patosit ka alarmuar policinë teksa ka telefonuar në sallën operative duke deklaruar se kishte vrarë bashkëshorten e tij.

Forcat e policisë shkuan menjëherë në vendngjarje por mësuan se 68-vjeçari ishte në gjendje të dehur dhe kishte bërë një njoftim të rremë.

Shtetasja Sh. T. u gjet në banesë, në gjendje të mirë shëndetësore ndërsa telefonuesi u shoqërua në ambjentet  e policisë.

Njoftimi i Policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, në Sallën Operative të DVP Fier, ka telefonuar shtetasi S. T., 68 vjeç, banues në fshatin Dukas, Patos, i cili ka deklaruar se kishte vrarë bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. T., 64 vjeçe.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendngjarjes dhe kanë kontaktuar me telefonuesin.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se shtetasi S. T., në gjendje të dehur, kishte bërë një njoftim të rremë.

Shtetasja Sh. T. u gjet në banesë, në gjendje të mirë shëndetësore.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin S. T. në ambientet e Komisariatit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button