Aktualitet

Komanda Mbështetëse së shpejti me mjedise të reja pune, Ministri Vengu inspekton punimet

Komanda Mbështetëse do të ketë së shpejti mjediset e reja të punës dhe përgatitjes së saj.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu shoqëruar edhe nga zv.komandanti i Komandës Mbështetëse kolonel Shkëlqim Çela, inspektuan punimet, të cilat janë drejt fundit.

Gjatë këtij inspektimi, Ministri Vengu theksoi angazhimin për të vazhduar investimet dhe përmirësimin e kushteve për personelin dhe strukturat e FA.

“Në të ardhmen mund të mendojmë për shtimin e kapaciteteve për të mbuluar një zonë më të gjerë të Tiranës dhe edhe zona të tjera të qarkut të Dibrës. Infrastruktura do të vijojë të përmirësohet dhe Komanda do të jetë në kushte optimale operacionale. Po punojmë gjithashtu për të integruar këtë investim me Zallherrin, përfshirë rrugët e komunikimit dhe shpërndarjen e komponentëve operacionalë”, u shpreh  Ministri Vengu.

Bazuar në planin zhvillimor të investimeve në garnizonin Ferraj, janë parashikuar ndërtimi i objekteve dhe ambienteve funksionale për zyrat e personelit dhe strukturave vartëse, si dhe për kompanitë operacionale të Bazës së Mbështetjes dhe Emergjencave Civile.

Aktualisht janë përfunduar dy godina, një për Komandën dhe shtabin e Komandës Mbështetëse dhe një për kompaninë e parë operacionale. Një tjetër godinë është në proces përfundimi për kompaninë e dytë operacionale, ndërsa një objekt tjetër është në proces vlerësimi për shtabin e Komandës Mbështetëse.

https://www.facebook.com/share/v/18aG2m5G1q/?mibextid=wwXIfr

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button