Aktualitet

Rama tregon sa do jetë paga minimale për studentët ekselentë: 200 deri në 400 do përfitojnë

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se sa do të jetë paga minimale për një student me nota ekselente të gjitha dhjeta që do të bëhet përfitues i bursës.

Ai u shpreh se janë 200-400 studentë që do të paguhen me 340 mijë lekë të vjetra në muaj nga buxheti i shtetit.

“Ajo që ne bëmë është se kemi vënë në dispozicion një fond pë ata që do shkojnë në universitet dhe do i kenë të gjitha dhjeta. Jo nga 9 te dhjeta.

Janë nga 200 deri në 400 që do përfitojnë një bursë të barabartë me një pagë minimale, sot paga minimale është 340 mijë lekë të vjetra. Kjo do jetë bursa e përmuajshme që ta dini. Mos lëshoni asnjë dhjetë se është një bursë e konsiderueshme”, tha Rama.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button