Aktualitet

“Më zuri gjumi” Me pranga në duar, del fotoja e shoferit shqiptar që shkaktoi aksidentin me 10 viktima në Kroaci

Ka mbërritur sot në Prokurori shoferi i autobusit me targa të Kosovës që shkaktoi aksidentin tragjik me 10 viktima në Kroaci.

Ai do të merret në pyetje në Zyrën e Prokurorit të Shtetit, ku më vonë do të merret vendimi për vazhdimësinë e mëtejshme të procedurave, nëse ai do të lirohet apo do të mbetet në paraburgim.

Pamjet e publikuara së fundmi nga mediat kroate, tregojnë momentin kur shoferi del nga makina e policisë kroate dhe drejtohet për te prokurori.

Ai dje pranoi se për një moment e kishte zënë gjumi mbi timon duke shkaktuar tragjedinë me 10 viktima, shqiptarë nga Kosova, të cilët ishin nisur nga Frankfurti në drejtim të Prishtinës.

Nëntë pasagjerë dhe shoferi i dytë i autobusit nuk arritën që të mbijetonin, ndërsa 42 u lënduan, 15 në gjendje më të rëndë dhe 15 janë akomoduar nga autoritetet kroate. Sot Kosova e ka shpallur ditë zie.

“Më zuri gjumi”/ Me pranga në duar, del fotoja e shoferit

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button