Lulzim Basha fiton zgjedhjet për kreun e PD

Demokrati Lulzim Basha ka fituar zgjedhjet e ditës së shtunë për kreun e Partisë Demokratike. Në këto zgjedhje kanë marrë pjesë 18 mijë e 52 anëtarë të Partisë Demokratike.
Kreu i Komisionit Zgjedhor të PD, Jemin Gjana tha në një deklaratë për mediet se në kutitë e votimit janë gjetur 18 mijë e 52 fletë, në të cilat 199 kanë qenë të pavlefshme.
Lulzim Basha ka marrë 16, 196 vote duke shënuar një fitore të thellë ndaj kundërshtarit të tij Gjergj Hani, i cili mori vetëm 1,567 vota.
“Komisioni administroi procesverbalet e dërguara, pasi skanuam të gjitha të dhënat dhe i hodhëm në pasqyrën përmbledhëse, Komisioni hartoi procesverbalin e rezultatit përfundimtar. Bazuar në këto të dhëna, nga 71 degë, rezulton se, kanë pjesë 18052 anëtarë të PD-së, rreth 71%.
Nga 18052, janë gjetur po aq fletë votimi, ku 199 të pavlefshme, 17853 të vlefshme. Nga të cilat Basha ka marrë 16196 vota dhe Hani 1567 vota”, tha Gjana.




