Aktualitet

Qëllohet me armë drejt një banese në Mamurras, shpallen në kërkim dy autorët

Policia e Kurbinit ka identifikuar dhe shpallur në kërkim 2 autorët që dyshohet se kanosën me armë zjarri një shtetas pas një konflikti të çastit sot në Mamurras.

“Rreth orës 19:00, në lagjen ‘Demokracia’, Mamurras, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasit P. N. dhe R. Gj., banues në Mamurras, kanë kanosur shtetasin Sh. N., duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së tij. Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë Kurbin kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Në mbështetje të tyre kanë shkuar edhe Forcat Operacionale të DVP Lezhë dhe FNSH Shkodër”, njoftojnë uniformat blu.

Janë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon kontrolli i zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button