Aktualitet

Zjarret zbresin në rrugë, një makinë shpërthen në flakë në Qafë Thanë

Një automjet ka shpërthyer në flakë pasdrekën e sotme duke rrezikuar personat që gjendeshin në të.

Automjeti ishte në ecje e sipër kur mori flakë dhe drejtuesi e pasagjerë të tjerë dolën me shpejtësi për ti shpëtuar djegies.

Noa.al ju sjell pamjet në galeri dhe videon e mëposhtme të momenteve menjëherë pas incidentit.

Një zyrtar policor lokal pohoi se në këtë ngjarje nuk pati të lënduar por vetëm dëme materiale.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button