Aktualitet

Katastrofë në Rripin e Gazës, OKB-ja i tërheq veshin Izraelit: Të tërheqë urdhrin e evakuimit

Izraeli i kërkon më shumë se një milion palestinezëve, që të lëvizin në jug të Gazës. Një aksion ushtarak nga toka ku pritet të angazhohen mbi 170.000 ushtarë, pritet të nisë në orët në vijim për të finalizuar ofensivën që do të çonte në shfarosjen e Hamasit.

OKB në një deklaratë të lëshuar së fundmi i “tërheq veshin” Izraelit, duke thënë se është “e pamundur” që 1.1 milionë palestinezë të zhvendosen në jug të Gazës në 24 orët e ardhshme.

“Zyrtarët e OKB-së në Gaza u informuan nga oficerët e tyre ndërlidhës në ushtrinë izraelite se e gjithë popullsia e Gazës në veri të Wadi Gazës duhet të zhvendoset në Gazën jugore, brenda 24 orëve të ardhshme. Kjo do të thotë se zhvendosen afërsisht 1.1 milionë njerëz, ose gati gjysma e popullsisë prej 2.3 milionë që jeton në Gaza“, tha zëdhënësi i OKB-së Stephane Dujarric në një deklaratë në Nju-Jork.

Po ashtu OKB-ja apelon që urdhri të anulohet për të shmangur atë që mund të transformojë tragjedinë aktuale në një situatë katastrofike. Qëndrimi kritik i OKB-së ndaj urdhrit të evakuimit, erdhi pasi Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë se kjo po ndodh për sigurinë e banorëve të Gazës.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button