Aktualitet

Lajm i fundit/ Aksident tek mbikalimi i Rinasit

Mëngjesin e kësaj të hënë një automjet tip “Audi” është aksidentuar tek mbikalimi i Rinasit. Sipas informacioneve, bëhet e ditur për “Faxweb” se automjeti është përplasur me trafikndarësen duke shkaktuar vetëm dëmet materiale të mjetit, ndërsa theksohet se nuk ka pasoja në njerëz.Nga përpla sja e ndodhur pranë mbikalimit të Rinasit është krijuar një kaos pasi aksidentit ka shkaktuar radhë të gjata në trafik ndërkohë që automjetet e tjera presin që të zhbllokohet rruga për të qarkulluar lirisht.Ende nuk bëhet të ditura rrethanat e aksidentit, ndërsa në vendngjarje kanë arritur forcat e policisë të cilat po punojnë për të mësuar shkaqet e aksidentit të ndodhur këtë mëngjes.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button