Aktualitet

Strehoi 50 sirianët që rrezikuan mbytjen në det, arrestohet pronari i hotelit në Tiranë (Emri)

Fatos Dusha, pronari i një hoteli në Tiranë është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka strehuar rreth 50 sirianë  që u shpëtuan në Vlorë dy netë më parë.

Dyshohet se policia ka rënë në gjurmët e Dushës pasi emri i tij është përmendur nga shtetasit sirianë gjatë marrjes në pyetje.

Rreth 50 klandestinë nga Lindja e Mesme (sirianë) qëndruan mbi 3 orë në përballje në det të hapur me motin e keq, duke rrezikuar jetën.

Ata tentuan të kalonin ilegalisht kufirin drejt Italisë me gomone të ndihmuar edhe nga një grup trafikantësh shqiptarë.

Por mbetën në det të hapur. U vu policia në lëvizje, duke bërë të mundur shpëtimin e tyre

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button