Aktualitet

Rrebeshe shiu dhe shtrëngata, parashikimi i motit sot

Sipas MeteoAlb: Deri në mesditë Shqipëria do të mbizotërohet nga moti i kthjellët në bregdet dhe zonën e ulët, por kalime vranësirash do të ketë në zonat malore. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet grumbullim i vranësirave duke sjellë rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit ku në zonat veriore dhe qendrore do të jenë në formë shtrëngatash.Temperaturat e ajrit do të rriten në 

mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 32°C.

Era do të fryjë mesatare dhe herë pas here e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim deri në 3 ballë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button