Aktualitet

Policia kontrolle të rrepta në rrugë për festa, 62 leje drejtimi të pezulluara vetëm sot

Policia ka shtuar kontrollet në rrugë gjatë festave për të evituar shkeljet në mënyrë që të shmangen aksidentet. Policia e shtetit thotë se për shkak të shtimit të lëvizjeve në akset rrugore ka shtuar kontrollet duke përdorur 6 radarë për të parandaluar aksidentet.Me radarë e dragera Policia po monitoron thuajse të gjitha akset, nga ato interurbane deri tek ato rurale e brenda qyteteve për të parandaluar aksidentet. Prej mëngjesit të sotëm dhe deri në këto momente, në të gjithë vendin janë pezulluar 34 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 28 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button