Aktualitet

Takso të pasurit”, Erion Braçe publikon sërish shifrat: Kompania më e madhe private në vend deklaron fitim 1.1 % të xhiros…(E PLOTË)

Ish- zëvendëskryeministri Erion Braçe edhe një herë ka theksuar se kompanitë e mëdha po fshehin fitimet.

Ai me anë të një postimi në rrjetet sociale shpërndan një lajm ku thuhet se për vitin 2022 strategjia e BE është që të taksojë të pasurit dhe të ndihmojë biznesin e vogël.

Braçe është ndalur me shifra konkrete se sa kanë paguar realisht kompanitë e mëdha në shtetit. Sipas tij, një kompani private në vend deklaron fitim 1.1% të xhiros, me 0.2% të xhiros tatim fitimi të paguar deri në qershorë.

Teksa publikon edhe shifra të tjerë konkretë, ai bën edhe një herë thirrje që të taksohen të pasurit dhe të ndihmohet biznesi i vogël.

Postimi i plotë i Erion Braçes:

TAKSO TE PASURIT

NUK QENKA THJESHT “E MAJTE”!

AS SI REMINISHENCE, AS SI POPULIZEM!

TAKSO TE PASURIT

NUK QENKA THJESHT AMERIKANE,

QENKA DHE EVROPIANE!

PO NE KU JEMI?

Gjysmen, lehtesimin e BIZNESIT TE VOGEL e kemi bere.

Por te shohësh xhiron, fitimin, tatimin mbi fitimin e 100 VIP-ave të ekonomisë sonë, kupton se kemi shume shume pune per te bere;

Kompania më e madhe private në vend për nga xhiroja, fshehur pas nje emri ne anglisht, deklaron fitim 1.1 % të xhiros, 0.2 % të xhiros tatim fitimi të paguar deri në qershor;

Kompania më e madhe në shpërndarjen dhe tregtinë e mallrave, ushqimeve e pijeve deklaron fitim 3.6 % të xhiros, 0.5 % të xhiros tatim fitimi të paguar deri ne qershor;

Kompania që zotëron rrjetin më të madh të supermarketeve në vend, deklaron fitim 2.8 % të xhiros, tatim fitimi i paguar deri në qershor është i papërfillëshëm;

Kompanitë më të mëdha të ndërtimit të rrugëve dhe të transportit rrugor e detar, deklarojnë fitim 5.3% të xhiros, tatim fitimi 0.6 % të saj – njëra, dhe fitim 2.6 % të xhiros, tatim fitimi 0.6% të saj-tjetra;

Kompanitë më të mëdha të shërbimeve spitalore private dhe farmaceutike, që janë mbytur në para gjatë 2020, deklarojnë fitim 5.4% të xhiros, tatim fitimi 0.4 %  të saj – njëra, dhe fitim 4.6% të xhiros, tatim fitimi 0.6 % të saj-tjetra;

Kompania më e madhe e furnizimit me inputet bujqësore, fara, fidanë, plehra kimike etj, deklaron fitim 8.5% të xhiros, tatim fitimi 1.2 % të saj;

Kompania më e madhe e prodhimit të naftës në vend, deklaron fitim 7.1 % të xhiros, por tatim fitimin prej vitesh e ka ZERO, prej përjashtimeve që ja kanë mundësuar këtë, trasheguar prej 2005, rikonfirmuar ne 2011-ten.

TAKSO TË PASURIT, nuk është urrejtja e Erion Braçes kundër të pasurve të këtij vendi, nga Samir Mane tek Fiqiri Ismaili.

Por është një ekuilibër i ri në sistemin fiskal që vendos drejtësi duke mbledhur të ardhurat e çdo punëtori, çdo sipërmarrësi- fitime nga kapitali, dividentët, aksionet, qiratë, depozitat etj. dhe tatuar në shkallë progresive të arsyeshme, që mbron fort punëtorët dhe shtresën e mesme;

rrëzuar sistemin e përjashtimeve, favoreve që ju kanë mundësuar të pasurve të paguajnë kaq pak tatime.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button