Aktualitet

Zjarrfikëset nuk mund të bëjnë asgjë! Pamje apokaliptike nga Greqia, qyteti i Varybobi shkrumbohet

Zjarret masive kanë përfshirë edhe Greqinë sidomos qytetin Varybobi.

Zjarri aty filloi pak pas orës 1 të pasdites dhe u përhap frikshëm në pak orë duke djegur çdo gjë në rrugën e tij.

Ndërsa banorët janë njoftuar për evakuim, pak para orës 20:00 të mbrëmjes, zjarri u përhap në perëndim të aeroportit në Tatoi dhe Fshatin Olimpik.

Qindra zjarrfikës me dhjetëra automjete ishin në luftë për të shuar zjarrin, por pa sukses deri më tani. Forcat tokësore të brigadës së zjarrit po forcohen vazhdimisht.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button