Aktualitet

Akuzat e opozitës për korrupsion/ “Ju kam lënë Zotin”, ironizon Rama: Keni të bëni me njeriun më të korruptuar që mund të ekzistojë!

Në episodin e radhës së podcastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama ka folu për akuzat  opozitës për korrupsion.

Kreu i qeverisë ironizoi duke thënë “keni të bëni me njeriun më të korruptuar që mund të ekzistojë”, ndërsa shtoi se “nuk e di ç’të them, ose duhet të çmendesh, ose duhet ta bësh atë punë”.

“Shumica e mjekëve nuk e kushtëzojnë me lekë shërbimin e tyre siç thonë ‘të lënë të vdesësh po nuk u dhe lekët’, shumica dërrmuese e mësuesve patjetër,Mirëpo, kjo është situata, bota ku po jetojmë. Në këtë pikë ke të bësh me njeriun më të korruptuar që mund të ekzistojë, nuk e di çfarë të them, ose duhet të çmendesh, ose duhet ta bësh atë punë, ose vetëm duhet të mbyllësh veshët dhe të shohësh përpara dhe thua ‘ju kam lënë Zotin se nuk di çfarë të them më,” tha Rama.

https://www.facebook.com/share/v/AbukmSgTFw3A2CAW/?

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button