Aktualitet

Parashikimi i motit, reshje shiu në të gjithë vendin

Moti me shi do të përfshijë të gjithë vendin këtë të diel.

Kushtet e paqëndrueshme atmosferike rikthehen në vendin tonë, duke bërë që gjatë paradites dhe deri në orët e pasdites Shqipëria të jetë në ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin reshje shiu.

Pritet që herë pas here reshjet të jenë dhe në formë rrebeshi. Por në orët vijuese moti do të përmirësohet gradualisht në pjesën më të madhe të vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do ulen ndjeshëm në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 16°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3–4 ballë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button