Aktualitet

Dita e sotme me reshje shiu, ulen temperaturat

Për ditën e sotme (28 mars) vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht shtrëngata afatshkurtra të përqendruara në jug dhe lindje të vendit.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje -veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 10 m/s e shoqëruar me valëzim në detet Adriatik dhe Jon të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Në zonat malore 3 deri 16°C;

Në zonat e ulëta 6 deri 19°C;

Dhe në bregdet 7 deri 18°C.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button