Aktualitet
Urdhër evakuimi në Gramsh për shkak të zjarreve të rrezikshme

Autoritetet kanë dhënë urdhër për evakuimin e menjëhershëm të banorëve në tre fshatra të Gramshit: Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë, për shkak të dy vatrave të rrezikshme zjarri që kanë përfshirë zonën që prej mëngjesit të sotëm.
Në terren janë angazhuar 80 trupa të Forcave të Armatosura për të ndihmuar strukturat vendore në izolimin e flakëve. Puna po vijon pa ndërprerje, ndërkohë që pritet ndërhyrja nga ajri për të frenuar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të ndjekin udhëzimet dhe të largohen menjëherë për të garantuar sigurinë e tyre.




