Aktualitet

Bërxullë : Me benzinë në dorë, banorët kërcënojnë se do t’i vendosin flakën vetes

Gjashtë familje që preken nga projekti Thumanë-Kashar kërcënojnë se do të vetëflijohen.

Banorët kanë mbushur shishet me benzinë dhe kanë hipur në tarracën e banesës së tyre duke paralajmëruar se do t’i vendosin flakën vetes me benzinë. Në përbërje janë 32 persona të këtyre familjeve ku prona e tyre preket nga autostrada Thumanë-Kashar.

Bëhet fjalë për disa banesa në zonën e njohur si Ura e Limuthit. Ata theksojnë se nuk janë dëmshpërblyer dhe nuk janë në skemën e dëmshpërblimit.

Disa prej familjareve kanë hipur tarracën e njërës prej shtëpive dhe kërcënojnë me hapa ekstreme. Familjarët kanë paralajmëruar se do të spërkaten me benzinë dhe do t’i vënë flakën vetes nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre.

IKMT dhe policia sapo kanë mbërritur dhe janë në pritje të hapave të mëtejshme.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button