Aktualitet

Një humbje shumë e madhe për artin, ndahet nga jeta aktori i famshëm shqiptar

Aktori dhe regjisori mjaft i njohur shqiptar, Dhimitër Orgocka është ndarë nga jeta. Ai ka ndërruar jetë një ditë më parë në spital. Orgocka ka qenë dje i shtruar në spital ndërkohë që ka pësuar hemorragji cerebrale.Si regjisor Orgocka kishte vënë në skenë 104 premiera në teatrin e Korçës, Fierit, Elbasanit, Prishtinës, Shkupit dhe mbante titullin “Mjeshtër i madh”, gjithashtu si aktor ai numëron 82 role të interpretuara në skenat e teatrove shqiptare, ku ka marrë edhe çmime.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button