Aktualitet

Tensionet në veri, shpërthime në Mitrovicë

Nuk ka qetësi në veriun e Kosovës. Dy shpërthime të reja tronditën Mitrovicën e Veriut mbrëmjen e së martës. Sipas policisë, shpërthimet dyshohet të jenë shkaktuar nga hedhja e bombave trullosëse, në Lagjen e Boshnjakëve dhe Tre Rrokaqiejt. Nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale. Që nga fillimi i dhjetorit, në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, janë regjistruar disa incidente me armë zjarri, granata dore dhe bomba trullosëse.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button