Aktualitet

Vizitë në Shqipëri, kryebashkiaku i New York-ut do të takohet me Ramën.. Pas takimit pritet konferenca për mediat

Kryeministri Edi Rama do të presë sot në takim Kryetarin e Bashkisë së New Yorkut, z. Eric Adams, në orën 12:00. 

Pas takimit, Kryeministri Rama dhe Adams do të mbajnë edhe një konferencë për mediat. 

Mediat amerikane raportojnë se vizita u bë me ftesë të kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe sipas zëdhënëses së Bashkisë së Nju Jorkut, Kayla Mamelak, nuk bëhet fjalë për një udhëtim personal, por për një angazhim zyrtar të një kryebashkiaku të një qyteti ndërkombëtar si New Yorku. 

“Gjatë disa ditëve të ardhshme, kryebashkiaku Adams do të udhëtojë në Shqipëri, ku do të takohet me kryeministrin, me drejtues të bizneseve dhe teknologjisë, do të vizitojë fabrika dhe do të diskutojë mundësi të reja për të nxitur aktivitetin ekonomik dhe turizmin në qytetin e Nju Jorkut,” deklaroi Mamelak. Ky udhëtim vjen në një moment delikat për Adams, i cili vetëm pak ditë më parë njoftoi se nuk do të kandidojë për një mandat të dytë si kryebashkiak. Media amerikane ka spekuluar se ai mund të jetë në diskutime për një post ambasadori në administratën Trump, në këmbim të tërheqjes nga gara dhe për të penguar fitoren e kandidatit socialist Zohran Mamdani. 

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button