Aktualitet
Rama- gazetares bullgare: Jeni një turp! Do e ndërtojmë Europën në vendin tonë

Gazetarët në Bruksel e pyetën Raman nëse ka frikë se do të jetë Shqipëria viktimë, ndërsa ai tha: Ne s’do të jemi kurrë viktimë se e dimë që në këtë rrugë ka një Bullgari këtu dhe një Bullagri atje, por ne nuk e ndryshojmë kursin tonë dhe do e ndërtojmë Eruopën në vendin tonë.
Kur Ramës iu drejtua një gazetare bullgare, Rama i tha se vendi i tyre është një turp i vërtetë.
“Ohh Bullgaria këtu. Jeni rrëmujë ju djema. Një rrëmujë e madhe dhe jeni një turp teksa mbani peng dy vete të tjera të NATO-s. Nuk pres lajme të mira sot, sepse siç e thashë dje u ngrit optimizmi por këtu jemi dhe është një ditë e re në Europë por jo në Bullgari”, u shpreh ai.




