Aktualitet

Kukësi përfshihet nga mjegulla e dendur, ky fenomen shpesh dhe burim aksidentesh

Kukësi sot në orët e para të mëngjesit është përfshir nga fenomeni i mjegullës së dendur.

Pas reshjeve të shiut të rënë gjatë natës, qyteti është zgjuar nga prania e dendësisë së mjegullës.

Mjegulla ka zvogëluar fush-pamjen e  për pasoj edhe lëvizjen e qytetarëve në kalimin e rrugëve por edhe drejtuesve të automjeteve.

Fenomeni i mjegullës ka përfshirë edhe një pjesë të gjatësisë së “Rrugës së Kombit”, pikërisht nga segmenti Kolsh-Pobreg.

Mjegulla e dendur ka detyruar drejtuesit e automjeteve në këtë arterie të rëndësishme të ulin shpejtësin e mjetit, përdorimin e dritave të mjegullës dhe rritjen e vegjilencës gjatë drejtimit për shkakë të kufizimit të fush-pamjes deri në 30-40 metra.

Shpesh herë fenomeni i mjegullës së dendur bëhet edhe burim aksidentesh.

Muajit nëntor, dhjetor e janar në Kukës karakterizohen me prani të fenomenit të mjegullës së dendur, kryesishtë në pjesën e parë të ditës.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button