Aktualitet
Mbi 20 mijë ushtarë të huaj i bashkohen Ukrainës në luftën ndaj rusëve: Janë të gatshëm për të sulmuar armikun!

Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë ka thënë se ka krijuar një njësi special të quajtur “legjioni ndërkombëtar”.
Sipas autoriteteve ukrainase, kjo
njësi përbëhet nga 20 mijë vullnetarë veteran të ardhur nga 52 vende të botës, që kanë shprehur dëshirën e tyre për t’iu bashkuar luftës. Kjo njësi, është e gatshme të kryejë misione luftarake për të kundërshtuar agresionin rus. Gjenerali i brigadës ukrainase, Kyrylo Budanov, ka thënë se luftëtaret janë me përvojë dhe kanë marrë pjesë në shumë fushata paqeruajtëse në mbarë botën.
“Çdo ndihmë e ka peshën e saj si ar”, tha gjenerali.




