Aktualitet

45 000 euro kilogrami, policia u bën “golin” 2 të rinjve në Tiranë

Policia në Tiranë ka arrestuar dy persona që posedonin dhe shpërndanin lëndë narkotike në kryeqytet. Një prej tyre ishte i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë.

Me finalizimin e operacionit të koduar “Klienti” u sekuestruan edhe 800 gramë kokainë, një automjet dhe një aparat celular.

Mësohet se në pranga është vënë Besmir Sula (Zeneli), 35 vjeç, i shpallur në kërkim për llogari të DVP Dibër, për veprat penale “Vrasja me paramendim” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Po ashtu, është arrestuar edhe Aleksandër Algeri, 33 vjeç, banues në Tiranë.

Sula, me anë të lidhjeve të tij shoqërore siguronte sasi të mëdha kokaine , të cilën ia jepte më pas Algerit që ta shiste në doza të vogla, te klientë të ndryshëm në Tiranë.

Shitja bëhej në sasi nga 100 gramë deri në 1 kg, kundrejt vlerës 45 euro për gram. Dy burrat u arrestuan tek “21 Dhjetori”, ndërsa gjatë kontrollit policia u gjeti lëndën narkotike së bashku me 1 aparat celular dhe një automjet që e përdornin për shpërndarje. 

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button