Aktualitet

Moti për sot i paqëndrueshëm, temperaturat mbeten të pandryshuara

Ditën e sotme (4 shtator) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura kryesisht nga orët e mesditës e pasdite. Sipas SHMU-së, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët (të karakterit lokal) në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në relievet malore në afate tepër të shkurtra kohore në formën e shtrëngatave.Pas orëve të pasdites reshjet izolohen në relievet malore e në ndërprerjen graduale të tyre. Era  do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e lugina era fiton shpejtësi deri në 13m/s. Deti do të jetë me valëzim të forcës 1-3 ballë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button