Aktualitet

Rikthehet moti i acartë! Temperaturat do të ulen deri në -7°C, nga e mërkura dëbora zbardh vendin, shtrëngata në zonat e ulëta

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit për ditët e ardhshme në vendin tonë. Sipas parashikimi të SHMU-së, kjo javë do të sjellë ndryshueshmeri në situatën meteorologjike.

Deri ditën e mërkurë do të mbizotërojë moti i kthjellët, ndërsa pas të enjtes do të nisin reshjet e shiut e dëborës në zonat malore.

Ndërsa të premten do të ketë reshje e shtrëngata në të gjithë bregdetin e zonat e ulëta, ndërsa dëbora do të mbërrijë deri në lartësitë kodrinore të vendit.

Sa i përket temperaturave, ato do të jenë të ulëta, që do të shënohen me minus, ku piku do shënohet nesër në Korçë me -7 gradë.

Ndërkohë që era do të fryjë nga juglindja e veriu hera herës e vrullshme në bregdet e lugina.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Shiko gjithashtu
Close
Back to top button