Aktualitet

MOTI SOT

Dita e mërkurë do të mbetet nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme, me reshje shiu të herëpasherëshme.  

Në veri dhe jug të vendit reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar, ndërsa pjesa tjetër me reshje me intensitet të ulët. Në mbrëmje reshjet e shiut do të fitojnë intensitet mesatar në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në veriperëndim dhe jugperëndim reshjet do të fitojnë intensitet deri të lartë. 

Në veri në lartësine mbi 1100 metra do ketë reshje bore.

Era do të fryjë me drejtim Jug – Juglindje me shpejtësi mesatare 1-10m/sek, e cila në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare  hera-herës intensive deri në 12-20m/sek. Deti i forcë 5-6 ballë.

Temperaturat parashikohen:

vendet malore 7°C deri në 14°C

vendet e ulëta 9°C deri në  18°C

vendet bregdetare 9°C deri në 19°C.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button