Aktualitet

NATO përgatit masa për të bllokuar planet e Trumpit për Groenlandën

Aleanca e Atlantikut të Veriut po shqyrton zgjerimin e pranisë së saj ushtarake në Arktik për të frenuar interesin e SHBA-ve për blerjen e Groenlandës. Presidenti Donald Trump ka shprehur vazhdimisht dëshirën për të blerë ishullin, duke përmendur interesat strategjike dhe ekonomike.

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio konfirmoi synimet serioze të Ëashingtonit, duke theksuar se “kjo nuk është një shaka”. Sipas NATO-s, forcimi i aftësive mbrojtëse në rajon mund të kënaqë interesat amerikane.

Shtetet e Bashkuara tashmë operojnë bazën hapësinore Pituffik, e përdorur për mbikëqyrjen e hapësirës. Megjithatë, mbetet pyetja nëse kjo do të mjaftojë për Trumpin apo nëse ai do të vazhdojë të bëjë presion për një marrëveshje për blerjen e ishullit.

Autoritetet e Groenlandës e kundërshtojnë fuqimisht bashkimin me SHBA-të. Sipas një sondazhi nga media daneze, 85% e grenlandezëve e refuzojnë idenë, vetëm 6% e mbështesin atë dhe 9% janë të pavendosur.

NATO pranon se Trump është i shqetësuar për aktivitetin rus dhe kinez në Arktik, por negociatat jozyrtare për zgjerimin e pranisë së aleancës janë vetëm në fillim. Ndërkohë, Rubio e ka bërë të qartë se SHBA-të janë të fokusuara në blerjen e ishullit, pasi Ëashingtoni e konsideron atë një çështje “interesi kombëtar”.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button