Pushimet e Dua Lipës bëjnë jehonë në mediat e huaja, “Daily Mail” i dedikon artikull artistes dhe Shqipërisë

Prej ditësh, artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa po shijon pushimet në jug të Shqpërisë së bashku me familjen dhe partnerin e saj, Anwar Hadid. Ajo po kënaqet në maksimum, gjë që e ka treguar herë pas here dhe nga postimet në rrjetet sociale për miliona ndjekësit e saj nga e gjithë bota.
Dua nuk ka ngurruar aspak që të publikojë edhe vizitat që ka realizuar në vendin tonë, siç ishte ajo në Parkun Kombëtar të Butrintit.
Pushimet e këngëtares nuk kishin si të mos binin në vëmendjen e mediave të huaja, të cilat i kanë dedikuar një artikull Duas dhe Shqipërisë.
Ka qenë prestigjiozia “Daily Mail” që i ka dedikuar një artikull Duas, ku flet për pozat sensuale dhe veshjet me klas të saj. Po ashtu, aty tregohet dhe për origjinën e artistes dhe vendodhjen e fotove.
Ndër të tjera, prestigjiozia thekson se këngëtarja e shumë hiteve botërore erdhi në Tiranë, për t’iu bashkuar nismës “Adopto një Kopsht”, pasi ndërtimi i kopshtit numër 42 në kryeqytet do të financohet nga “Sunny Hill Foundation”.




