Aktualitet
Moti i keq, pezullohet për 3 ditë lundrimi në Vlorë dhe Durrës

Si pasojë e motit të keq që ka përfshirë vendin tonë, mjetet lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë jashtë Gjirit të Vlorës, nuk do të lejohen të dalin në det përgjatë tri ditëve në vijim.
Autoritetet Detare apelojnë të gjithë drejtuesit e anijeve të peshkimit të marrin masa për sigurimin e mjeteve, për shkak të erës dhe dallgëve të forta.
Po ashtu as anijet e transportit ndërkombëtar për pasagjerë dhe automjete nuk do të lejohen të dalin në det.
Kjo masë vlen edhe për mjetet e lundrimit në Durrës.
Sakaq, linja e tragetit Durrës-Bari është pezulluar kurse Durrës-Ankona vijon normalisht.




