Aktualitet
Muaji i Ramazanit sjell lehtësimin e masave, Rama: Kemi diskutuar që t’u japim besimtarëve dhe qytetarëve një “frymëmarrje”…

Muaji i Ramazanit mund të sjellë edhe lehtësimin e masave anti-COVID, duke ulur orarin e kufizimit të lëvizjes.
Kryeministri Edi Rama në emisionin “Log” tha se kjo temë është diskutuar dhe ai vetë ka kërkuar që t’u japë një mundësi qytetarëve dhe besimtarëve që të kenë një “frymëmarrje” më të lirshme.
“Unë kam bërë një diskutim dhe i kam kërkuar që ta konsiderojnë mundëisnë që për shkak të Ramazanit t’u japim një mundësi për frymëmarrje besimtarëve dhe qytetarëve. Sezoni veror do të jetë shumë i lehtësuar”, tha Rama.Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni butonin për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.




