Aktualitet

Faza finale e garës, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve për Drejtor të Policisë së Shtetit. Ja emri që pason

Tonin Voci rezulton aktualisht kandidati më i favorizuar për drejtimin e Policisë së Shtetit. Sipas raportimeve mediatike, ai ka grumbulluar pikët më të larta në procesin e vlerësimit, duke u renditur në vendin e parë.

Pas tij vjen Lorenc Panganika, i cili gjithashtu ka marrë një vlerësim të mirë. Dhe Skënder Hitaj.

Tonin Voci ka një karrierë pothuaj 35 vjeçare dhe ka mbajtur detyra të rëndësishme. Ai njihet si oficer korrekt, profesionist dhe i vendosur.Tre kandidatët kryesorë i janë paraqitur nga ministri i Brendshëm, Lamallari, kryeministrit Edi Rama, i cili pritet të marrë vendimin përfundimtar, duke zgjedhur emrin që do të drejtojë institucionin e policisë së Shtetit.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button